Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke nënshkruar me institucione të rëndësishme, sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi edhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovë, z. Nehat Thaçi, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.
Me këtë memorandum bashkëpunimi, Shërbimi Korrektues i Kosovë do të ofrojë personelin e saj të specializuar me qëllim të ofrimit të ligjëratave për vetëdijësimin e studentëve të Kolegjit AAB në lidhje me fushën që mbulon. SHKK do të pranojë studentë të Kolegjit AAB në sektor dhe departamente të cilat janë në kuadër të SHKK-së për kryerjen e punës praktike.
Në anën tjetër, Kolegji AAB do të mbështesë në vazhdimësi Shërbimin Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet. Po ashtu, AAB do të mbështes SHKK-në, me stafin e vet akademik në pjesëmarrje në trajnime të ndryshme apo ligjërata, sipas kërkesave, edhe për seminare dhe konferenca të ndryshme që organizon SHKK.