Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes Kolegjit AAB dhe njërit prej universiteteve më të mira publike të Turqisë. Kjo marrëveshje e nënshkruar ngërthen në vete: shkëmbimin e stafit, studentëve dhe studiuesve kërkimor. Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshje përfshihen edhe organizimi i aktiviteteve dhe leksioneve të përbashkëta kërkimore, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike si dhe shkëmbimi i materialeve akademike.
Këto janë vetëm disa nga pikat e bashkëpunimit që Kolegji AAB nënshkroi, duke shtuar edhe më tej bashkëpunimet me universitetet më prestigjioze në botë.