Studentët e Kolegjit AAB marrin pjesë në ligjëratën virtuale me profesorë nga Maqedonia e Veriut

14 Nëntor 2022

Studentë nga Fakulteti i Administratës Publike të Kolegjit AAB, kanë mbajtur ligjëratë të hapur virtuale me prof. dr. Jusuf Zeneli nga Maqedonia e Veriut. Kjo ligjëratë trajtoi temën “Organet e administrimit lokal”, ku në qendër ishte aspekti krahasues mes legjislacionit të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Prof. Zeneli i cili mban pozitën e dekanit të Fakultetit Juridik në universitetin shtetëror të Tetovës, ishte i hapur për pyetjet e studentëve të Kolegjit AAB, duke krijuar kështu një diskutim të përbashkët për këtë temë.

Share: