Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “Onufri” me seli në Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

30 Gusht 2018

Me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e botimeve, Shtëpia Botuese AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese “Onufri” me seli në Tiranë.

 Marrëveshja u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese “Onufri”, z. Bujar Hurdhri. Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “Onufri” në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “Onufri”në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave (Teatrin, amfiteatrin, sallat të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

 

 

Share: