Një trajnim është mbajtur për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, duke shënuar kështu aktivitetin e radhës në “Javën Globale të Ndërmarrësisë”. Para studentëve të këtij fakulteti, Fiknete Balaj e cila është drejtoreshë e financave në shkollën e lartë profesionale të teknologjisë së informacionit “Cacttus”, mbajti ligjëratë në lidhje me “Hartimin e idesë dhe përgatitjen e planit të biznesit”.
Ajo tregoi në lidhje me zhvillimin e idesë dhe planin e biznesit, duke përmendur hapat që duhet ndjekur për të gjithë studentët që dëshirojnë të përfshihen në këtë fushë. Balaj shtoi se duhen pasur parasysh faktorë të shumtë që do ndikonin në krijimin e një biznesi si: parashikimet financiare dhe risqet e biznesit, analiza e konkurrencës, konceptet bazë të marketingut etj.
Në fund, studentët parashtruan pyetje për Balajn, në lidhje me metodat që ajo përdor si drejtoreshë financiare dhe cilat janë problemet më të shpeshta që ka hasur në këtë detyrë që ushtron.