Aktivitetet studentore në Kolegjin AAB tashmë i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës. Sapo ka filluar zbatimi i projektit “Të njihemi nëpërmjet gjuhës angleze”, në kuadër të bashkëpunimit që ky fakultet ka me Western Galilee College, Izrael. Studentët e të dy institucioneve do të mbajnë ligjërata të përbashkëta në kuadër të lendës “Integrated Language Skills”, me profesoreshat Dr. Samia Zeid nga WGC dhe Eriona Ajvazi, Kolegji AAB.
Ky projekt i përbashkët studentor ka për qëllim krijimin e një networking midis studenteve të të dy shteteve dhe ndërgjëgjësimin kulturor nëpërmjet komunikimit.
Gjatë orër së parë, ndër të tjera, studentët bënë prezantime rreth Kosovës, rreth monumenteve dhe vendeve turistike që duhet të vizitohen në Kosovë, si dhe rreth traditave dhe kulturës vendase. Njëjtë do të veprojnë edhe studentët nga WGC në orën e ardhshme.
Klasat e përbashkëta do të vazhdojnë deri në përfundim të kursit për të vazhduar me projektin e radhës.