Programi Global i Shkëmbimit Universitar hap afatin e aplikimit për studentët e Kolegjit AAB

2 Dhjetor 2022

Të gjithë studentët e Kolegjit AAB ftohen të aplikojnë në programin global të shkëmbimit universitar, që iu ofron bursa studentëve për të studiuar një semestër të vitit akademik në SHBA. Studimet për një semestër do të realizohen në një kolegj ose universitet të SHBA-ve, pa diplomë.

Global UGRAD është program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore, të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, që synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuara e që nuk kanë pasur mundësi të studiojnë në SHBA.

Të gjithë aplikantët e suksesshëm i pret një ekspozim i thellë ndaj shoqërisë, kulturës dhe institucioneve akademike amerikane, njëkohësisht duke rritur aftësitë e tyre profesionale.

Afati për aplikim vlen deri me 15 dhjetor 2022.

Në lidhje me informatat rreth programit, kritereve dhe formës së aplikimit, vizitoni këtë link: https://xk.usembassy.gov/ugrad/

Share: