Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Fakulteti i Infermierisë të Kolegjit AAB do të organizoj aktivitet për dhurim vullnetar të gjakut. Ky aktivitet do zë vend në objektin numër 6 në laboratorët e Infermierisë të Kolegjit AAB, me datën 6 shkurt nga ora 09:00-15:00.
Aktivitete të ngjashme vullnetare janë organizuar ndër vite nga Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, të cilat ndërlidhen me sensibilizimin e të gjithëve për ruajtjen e shëndetit, duke i kushtuar kohë, hapësirë dhe rëndësi të veçantë çdoherë.