Studentët e AAB-së pjesëmarrës në ushtrimin/simulimin e KFOR-it për reagime emergjente

24 Tetor 2018

Studentët e Kolegjit AAB ishin pjesë në njërin ndër aktivitetet më të rëndësishme të organizuara nga KFOR-i në Kosovë, ushtrimin/simulimin e stituatave emergjente në raste të katastrofave natyrore.

Këta studentë patën mundësi të shohin nga afër ushtrimin “Silver Saber”, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij trajnimi të udhëhequr nga KFOR. Ky ushtrim bashkoi, në një mënyrë të koordinuar institucione të ndryshme me rëndësi si: Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshilli i Sigurisë së Kosovës (KSK), Policia e Kosovës (PK) dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me këtë rast studentja e Fakultetit të Komunikimit Masiv në AAB, Entela Muçolli, pjesëmarrëse në këtë ushtrim tha se kjo eksperiencë një javore i ka shërbyer që nga afër të sheh punën e gazetarës dhe mënyrën e raportimit në raste të katastrofave natyrore. Ajo gjithashtu shtoi se gjatë këtyre ditëve ky trajnim i ka dhënë mundësinë të intervistoj edhe personalitete të njohura politike.

“Në kemi përfituar shumë pasi që kemi pasë saktësisht rolin e gazetarit, kemi intervistuar personalitete të njohura nga organziatat e EULEX-it dhe KFOR-it. Njëashtu kemi pasë mundësi t’i parashtrojmë pyetje edhe kryeminstrit të Kosovës. Gjatë këtij ushtrimi kemi parë se si ne si gazetarë duhet të reagojmë në situata të tilla dhe çfarë pyetje duhet parashturar për të informuar publikun më gjerësishtpër për situatën në vend”, tha Entela.

Bashkëpunimet e tilla në mes të studentëve të Kolegjit AAB dhe institucioneve të tjera me rëndësi në vend kanë ndihmuar mijëra studentë të AAB-së që të praktikojnë anën e tyre teorike. Ndërsa, në raste të shumta performancat e tyre profesionale gjatë praktikave ua kanë dhënë mundësinë atyre edhe për vende të punës.

Share: