Me një ceremoni solemne në të cilën morën pjesë qindra studentë nga vende të ndryshme të botës, në Kolegjin AAB nisi punimet konferenca regjionale e Prishtinës e organizuar nga European Students for Liberty.
Në këtë konferencë ku po trajtohen tema si: sipërmarrja në të drejtat dhe liritë individuale, tregu i lirë, liria e shprehjes, e shumë fusha të tjera me rëndësi për studentët, njëri ndër folësit ishte edhe zëvendësrektori i AAB-së prof.dr. Shemsedin Vehapi i cila para pjesëmarrësve prezantoi punën e Kolegjit AAB ndër vite, duke potencuar se që nga themelimi AAB po kontribuon në ngritjen e nivelit të hulumtimeve shkencore.
“Pjesë e rëndësishme e misionit të Kolegjit AAB është t’ i ndihmojmë shoqërisë sonë të integrohet në proceset evropiane, dhe kjo konferencë sot është një mënyrë perfekte e realizimit të këtij misoni. AAB gjithashtu i kontribuon aktivisht jetës shoqërore të vendit dhe realizon programe cilësore të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim të lartë e në kërkime shkencore”, tha Vehapi.
Para studentëve pjesëmarrës me ligjëratën e tij për lirinë e shprehjes ishte edhe gazetari i pavarur nga Luksenburgu, Bill Ëirtz, i cili mes tjerash tha se një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë pa lirinë e plotë të shprehjes. Ai gjithashtu tha se mediat të cilat veprojnë pa ndërhyrje nga jashtë janë pikënisje për t’ u siguruar që qytetarët kanë qasje në informacion dhe janë në gjendje të flasin atë që e mendojnë në lidhje me tema të ndryshme.
Ndërsa për studentët konferenca “Prishtina Regional Conference” ishte e mirëseardhur. Ata gjithashtu shprehën gatishmëri për të mbështetur aktivitete të tilla edhe në vazhdimësi.
“Students for Liberty” është rrjeti më i madh i studentëve proliberalë në botë, ndërsa si organizatë funksionon edhe në Kosovë.
Mision i saj është të edukojë, zhvillojë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të liderëve të lirisë.