Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, do jetë partner në konferencën ndërkombëtare me titullin: “Didaktika e gjuhëve dhe kulturave të huaja: Nga politikat gjuhësore në qasjet për një kompetencë e shumëgjuhësisë”, në datën 23-24 tetor 2023.
Konferenca ka hapur thirrjen për aplikim, ndërsa detajet janë si vijojnë:
Abstrakti duhet të dorëzohet deri në datën 30 qershor 2023, duke klikuar në këtë link.
Njoftimi i pranimit: 30 korrik 2023
Vendi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës
Konferenca fton studiues të ndryshëm në fushën e mësimdhënies, si politikbërës, drejtues institucionalë, punonjës socialë, trajnerë, mësues që dëshirojnë të vendosin çështjen e didaktikës së gjuhëve të huaja në qendër të kërkimit, profesionalizmit dhe veprimit politik dhe të marrin pjesë në një event të përbashkët reflektimi mbi zhvillimet më të fundit shkencore dhe përvojat profesionale në fushën e didaktikës së gjuhëve dhe kulturave të huaja.