Artikulli i profesorit të Kolegjit AAB publikohet në revistën e njohur shkencore

27 Mars 2023
The article of the professor of AAB College is published in the well-known scientific journal

Revista e njohur shkencore “Journal of Learning for Development”, që është e indeksuar në platformën SCOPUS, ka publikuar artikullin nga profesori i Kolegjit AAB, Arif Shala.

Tema që ka trajtuar Shala në këtë artikull është: “Përdorimi i TIK-ut dhe internetit nga nxënësit kosovarë: Ndikimi në rezultatet e testit PISA”.

Artikulli përqendrohet në analizimin e lidhjes në mes të përdorimit të TIK-ut nga nxënësit kosovarë dhe arritshmërisë së tyre në testin PISA. Rezultatet tregojnë se nxënësit në Kosovë përdorin teknologjinë kryesisht për biseda mes vete, dhe dukshëm më pak për të mësuar diçka të re ose për të bërë detyrat e shtëpisë. Dallimet gjinore janë evidente, vajzat raportojnë se kalojnë më pak kohë në internet sesa djemtë. Përfundimisht artikulli paraqet të dhënat se nxënësit kosovarë përdorin kompjuterin dhe internetin kryesisht për argëtim dhe jo për të mësuar, gjë që sugjeron se arritjet e nxënësve kosovarë në matematikë, lexim dhe shkencë nuk mund t’i atribuohen përdorimit të TIK-ut.

Artikulli mund të shkarkohet në linkun:

https://jl4d.org/index.php/ejl4d/article/view/775

Share: