Studentët e Fakultetit Juridik, vizituan Stacionin Policor në Ferizaj

20 Nëntor 2018

Studentët e Fakulteti Juridik të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, realizuan vizitë studimore në Stacionin Policor në Ferizaj.

Qëllimi i kësaj vizite kishte karakter informues rreth procedurave të cilat i ndërmerr Policia e Kosovës në raste emergjente si dhe për organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni.

Më këtë rast ata u dakorduan që në javët në vazhdim të realizohen disa projekte të tjetra në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.

Qëllim i këtyre projekteve është njohja e studentëve nga afër për procedurat të cilat ndërmerr Policia e Kosovës për: mbrojtjen e pronës, parandalimin e krimit, të drejtat dhe liritë e njeriut, trajtimin e barabartë të qytetarëve, etj..

Studentët u ndanë të kënaqur me vizitën si dhe vlerësuan lartë punën e Policisë së Kosovës, e cila është faktori kryesor që mundëson të mbajë rendin dhe qetësinë publike në vend.

Share: