Profesori Philippe Vaesken nga Universiteti Lille dhe Donato Giuliani nga Ambasada e Francës janë mirëpritur në një takim nga pro-rektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji. Vaesken është udhëheqës i IAE Lille, shkollës universitare menaxheriale në Universitetin Lille, ndërsa në këtë takim u fol rreth marrëveshjes së Kolegjit AAB me këtë institucion.
Temë tjetër ishte edhe planifikimi i projektit me Erasmus+ për dy programe studimore të nivelit master “M2MT Manager Territorial” dhe “M2 Entrepreneuriat”.