Drejtori Ekzekutiv i International Visegrad Fund Petr Mares është takuar me zv/rektorin Shemsedin Vehapi dhe pro-rektoren Venera Llunji në Kolegjin AAB. Petr Mares ishte i shoqëruar nga ekipi i tij: Ewelina Stacherzak dhe Katerina Sramkova të cilat udhëheqin projektet në këtë institucion. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Atasheu për Ekonomi dhe Tregti në Ambasadën e Hungarisë Aron Kerekgyarto, të cilët shprehën gatishmërinë për mbështetje ndaj Kolegjit AAB rreth personelit dhe studentëve që janë të interesuar të merren me projekte që ndërlidhen me shoqërinë civile, demokratizimin e institucioneve, integrimin në BE por edhe projekte që kanë të bëjnë me filmin dokumentar të historisë së Kosovës.
International Visegrad Fund është institucion që mbështetet nga 4 shtete të BE-së: Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Çekia.