Pas pjesëmarrjes në ushtrimin “Silver Saber”, studentët e Kolegjit AAB u certifikuan nga KFOR-i

29 Nëntor 2018

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, pas pjesëmarrjes në njërin ndër ushtrimet më të rëndësishme të KFOR-it, ushtrimin/simulimin e stituatave emergjente “Silver Saber”, u certifikuan nga pjesestarët e KFOR-it, Antonio Iammarrone dhe Andrea Romoli.

Studentët u falënderuan për pjesëmarrjen e tyre në këto ushtrime, për të cilët u shprehën mjaft të kënaqur për përkushtimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, thanë se dëshirojnë që ky bashkëpunim të zgjasë edhe në të ardhmen.

Studentët pjesëmarrës në këtij ushtrim, Bleona Berisha, Albunita Kadriu, Aurora Krasniqi, Alza Kryeziu, Entela Muçolli, Erona Salihu dhe Elona Selamni, këtë praktikë në KFOR e cilësuan si një përvojë shumë të rëndësishme të karrierës së tyre.

Share: