Në kuadër të agjendës së Forumit për Siguri Kosovë-Maqedoni, i cili po mbahet në Kolegjin AAB, një delegiacion i udhëhequr nga dekani i Fakultetit Juridik në AAB, Veton Vula dhe përfaqësues nga Fakulteti i Sigurisë nga Universiteti “Klement Ohridski” në Shkup vizituan Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Me këtë rast ata u pritën nga nënkryetari i këtij komisioni, z.Rexhep Selimi dhe antarët, Anton Quni, Fatmir Xhelili, Xhelal Sfeqla, Bahrim Shabani dhe Fadil Beka. Në këtë takim u tha se rekomandimet nga konferencat, forumet dhe tubimet tjera shkencore si kjo që po mbahet në Kolegjin AAB i kontribuojnë edhe politikës në segmente të caktuara.
Anëtarët e komisioneve shprehën gadishmëri që në të ardhmen të marrin pjesë në organizime të konferencave dhe forumeve të cilat mbulojnë këto fusha.