Programi për Karrierë dhe Punësim, shtroi mëngjes gjerman për studentët dhe stafin në Kolegjin AAB

26 Dhjetor 2018

Për nder të festës së Krishtlindjeve në Kolegjin AAB, në një atmosferë solemne u shtrua Tryeza e përbashkët e një mëngjesi gjerman nga Programi për Karrierë dhe Punësim. 

Tryeza e mëngjesit gjerman u organizua për studentët të cilët kanë nënshkruar kontratat e punës në Gjermani, e të cilët po ndjekin mësimet e gjuhës gjermane që po mbahen në Kolegjin AAB. 
Studentët shijuan ushqimet e një mëngjesi tipik gjerman, ku mësuan emrin në gjuhën gjermane të secilit ushqim të ofruar nga organizatori i kësaj tryeze.

Gjatë gjithë kohës mbretëroi një atmosferë e këndshme, një bisedë e ndërsjellë dhe shprehje e kënaqësisë për mbarëvajtjen e këtij programi.

Share: