Ranglista prestigjioze e universiteteve, Webometrics, ka publikuar rangimin e janarit 2019, në të cilën janë përfshirë rreth 30 mijë universitete botërore.
Edhe në këtë edicion janë përfshirë institucionet akademike të arsimit të lartë të Kosovës, ku sipas rezultateve Kolegji AAB mbetet institucioni më i mirë jopublik, jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë trojet shqiptare.
Me një ngritje prej rreth 1400 pozitash gjatë vitit 2018, Kolegji AAB pason Universitetin Publik të Prishtinës, ndërsa me një shkëputje të dukshme lë prapa të gjitha institucionet publike e jopublike në vend. Po ashtu edhe në rangimin e institucioneve të arsimit të lartë shqiptar në mbarë trojet shqiptare, Kolegji AAB është ranguar institucioni numër një në kategorinë e institucioneve jopublike.
Rangimi në Webometrics është duke fituar influencë të shtuar viteve të fundit, ndërsa në këtë listë prijnë universitete të njohura botërore si Harvardi, Stanfordi, Oskfordi, etj..