Procedurat e testimit të njohjes së gjuhës angleze në ETS® Qendrën Testuese në Kolegjin AAB

16 Mars 2019

Në Kolegjin AAB u mbajt dita informuese për të gjithë studentët lidhur me nënshtrimin në provimin e gjuhës angleze dhe matjen e njohurive përmes testit TOEFL, OEIC ose testin për njohuri te gjuhës frënge.

Përfaqësuesit zyrtarë të Agjencisë STA, Znj. Ines Dika dhe z. Armand Ibrahimaj e në përcjellje Prof. Asst. Dr. Venera Llunji, pro-rektores pë Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim të Kolegjit AAB, dhanë sqarimet e duhura lidhur me çështjen e testimeve.

S.T.A është Country Master Distributor of ETS® Tests për vendet e rajonit, duke përfaqësuar testet e kompanisë lider në botë, në fushën e arsimit dhe kërkimit.

 

Pse duhet t’ i nënshtroheni njërit nga ETS® testet e gjuhës angleze apo frënge?

Marrja e dëshmisë së gjuhës angleze sipas standardeve ndërkombëtare është vendosur si kusht për fillimin e studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë (të masterit ose të doktoraturës) në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë. Njëkohësisht certifikimi i anglishtes sipas këtyre standardeve do t’ u shërbejë aplikantëve edhe për punësime apo pranime të llojeve të tjera në institucionet ndërkombëtare apo edhe në agjencitë e huaja në Kosovë dhe jashtë saj.

Marrë parasysh, që çdo dokument ligjor që lëshohet nga administrata shtetërore në Kosovë është edhe në gjuhën angleze, e bën të domosdoshëm certifikimin e kësaj gjuhe sipas testeve te standardizuara dhe të njohura ndërkombëtarisht.

TOEFL® testi

Studentët në Kosovë përzgjedhin më shumë të bëjnë mbrojtjen e anglishtes përmes testit TOEFL®- (paper based), apo thënë ndryshe ITP.

Kostoja financiare që studenti duhet të paguajë për dhënien e testit të TOEFL ITP® është 59 euro. Arsyeja përse zgjidhet më shumë ky test, është pasi ky është testi më i akredituar sot në botë, si test tërësisht akademik, por edhe me një çmim më se të arsyeshëm.   

ETS® ka ardhur në Prishtine si ekskluzivitet i Kolegjit AAB, andaj si qendër e vetme testuese në Prishtinë, testimit të gjuhës angleze në testet ETS do të mund t’ i nënshtrohen të gjithë studentët e Kosovës qoftë të universiteteve publike apo jopublike

 

Çfarë përmban testi?

ETS® korrigjon (scoring) 50 milionë teste në vit. Kohëzgjatja e zhvillimit të testit është 2 orë. Është në formatin “Paper & Pencil”. Ka në total 140 pyetje, ku 50 janë me dëgjim (Listening), 40 janë gramatikë (Structure and Written Expression), ndërsa 50 pyetje janë me lexim (Reading). Testi i përfshin nivelet nga A2 (niveli fillestar) deri në C1 (Nivel i lartë). Testi TOEFL® vlerëson gjatë 2 orëve të testimit nivelet nga më i ulëti deri tek më i avancuari.

Ka edhe teste të tjera që janë po aq të njohura, siç është Toeic®. Ky test në ndryshim nga Toefl® është i vetmi test që lidh tregun e arsimit me tregun e punës. Edhe ky test certifikon sikur edhe TOEFL, nivelet nga A1 (Basic) deri ne C1 (Advance). Si bazë shërben gjithmonë Kuadri i Përbashkët Evropian për Gjuhët, ose siç quhet ndryshe CEFRL dhe të cilit i referohet edhe kuadri ligjor në Kosovë.  

Shpallja e rezultateve.

Nga procesi i testimit deri në dhënien e rezultateve normalisht duhen 7 ditë pasi ato vijnë dhe nisen me postë në selinë qendrore, ku bëhet korrigjimi i tyre në mënyrë elektronike dhe përgjigjet vijnë përsëri me postë të shpejtë, pranë Universiteteve dhe Kolegjeve. Nëse një student përgjigjen e testimit e do të përshpejtuar, ai ndjek një procedurë të veçantë (Express Score) dhe rezultati i vjen për 3 ditë pune.

Testimit të gjuhës angleze nuk i nënshtrohen vetëm studentët, të cilët e kanë si një kriter të detyrueshëm hyres në universitet për nivelin Master ose PHD, por edhe studentë që dëshirojnë të studiojnë në universitete të vendeve të ndryshme të Evropës, ku kriter hyrës është gjuha angleze.

 

Paraqitja e provimit për testimin e gjuhës.

Çdokush që dëshiron t’i nënshtrohet testimit, regjistrimin e bën personalisht, vetëm online në faqen zyrtare: www.sta-edu.com/registration dhe ne webfaqen e kolegjit AAB: www.aab-edu.net

Kjo gjë është bërë për të shmangur çdo lloj abuzimi. Studentët hyjnë në këtë faqe dhe bëjnë regjistrimin duke përcaktuar datën dhe vendin kur duan të japin provimin. Pagesat nuk bëhen në dorë, por vetëm nëpërmjet xhirollogarisë bankare, siç shpjegohet gjatë aplikimit.

 

Administrimi i testit.

Në momentin e fillimit të testimit nuk lejohet të rrijë brenda asnjë person veç atyre që janë staf i mirë trajnuar nga ETS® dhe që merren me të gjitha procedurat e administrimit e më pas të paketimit dhe postimit të testeve për “scoring”.

Stafi lokal qëndron në sallë deri në momentin që bëhet sqarimi për plotësimin e gjeneraliteteve (emër, mbiemër etj.).

Përgjegjës për procesin e administrimit të testimit është vetëm stafi amerikan.

Testimi paraprak.

Testet janë të kuptueshme, falë formatit të tyre. Të gjithë atyre që kanë aplikuar për të hyrë në testim u krijohet mundësia që të shohin paraprakisht nivelin e tyre, falë testimeve falas, të cilat u ofrohen falas me vetëm një klikim në linkun që jepet në faqen e caktuar për këto testime.

 

Siguria e testeve dhe certifikatat.

Testet ETS® quhen të standardizuara dhe nuk mund të tjetërsohen meqë nga momenti i aplikimit deri te dorëzimi janë dhe 6 elementët e lartë të sigurisë të shpërndarë në të. Certifikata është me hologram, ndryshon ngjyrë nga ndryshimi i temperaturës, kode specifike që gjenerohen gjatë korrigjimit (scoring), etj..

Arsyeja tjetër e cila e bën të pamundur tjetërsimin e certifikatës është dhe fakti që për çdo person të testuar, ETS® lëshon tre dokumente bazë, që janë:  

  1. Certifikata që është pronë e personit të testuar;
  2. Official Score Report (apo raport pikësh), qe dorëzohet ne institucionin ku kërkohet; dhe
  3. Roster Sheet (tabela përmbledhëse) me emrat, ditëlindjet, numrat e kartave të identitetit, pikët e marra të të gjithë personave të testuar në atë datë.

Kjo kopje u shkon Insitucioneve te Arsimit te Lartë, si institucione përgjegjëse për regjistrim në një program studimi. Këto institucione, nuk duhet të pranojnë fotokopje ose noterizime për certifikimet dhe rezultatet e lëshuara nga ETS®, pasi nuk ka nevojë meqë dërgohen nga ETS/STA.

Një element tjetër i rëndësishëm është edhe paraqitja në fillim të çdo muaji e rezultateve online në: http://www.registration.sta-edu.com/scores/1.html dhe secili institucion mund t’i kontrollojë rezultatet për një person të caktuar ose mund të kontaktojë zyrën e STA në Kosovë ose zyrën qendrore me email për të marrë një përgjigje zyrtare.

 

Share: