Të nderuar studentë,
Kemi kënaqësinë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me përfaqësuesit e Sana Kliniken AG. Takimi do të mbahet më 23.04.2019 (e martë) nga ora 15:00-17:00, në Sallën e Teatrit “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB.
Ju informjmë se këtë javë Sana Kliniken AG ka filluar me intervistimin e aplikuesve të Programit për Karrierë dhe Punësim përmes sistemit Skype Konferencë.
Intervistimi do të realizohet gjatë gjithë javës. Ndërsa, me ardhjen e përfaqësuesve të Sana Kliniken AG në ambientet e Kolegjit AAB, do të realizohen intervistat e drejtpërdrejta.
Nënshkrimi i kontratave dhe fillimi i kursit të gjuhës planifikohet të bëhet menjëherë pas përfundimit të vlerësimit të intervistave.
Letërnjoftim i shkurtër për Sana Kliniken AG
Sana Kliniken AG është një nga grupet më të mëdha spitalore në Gjermani. Sana Kliniken AG përbëhet nga 53 spitale, duke përfshirë spitalet universitare me reputacion ndërkombëtar. Sana Kliniken AG gjendet në qendrat më të mëdha të Gjermanisë, si: München, Dusseldorf, Stuttgart, Berlin etj..
Ky institucion spitalor vetëm në vitin 2017 ka pasur të punësuar 33.133 anëtarë të stafit. Po në këtë vit janë trajtuar 2.2 milionë pacientë në 11.000 shtretër që ka pasur në dispozicion.