Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, pas pjesëmarrjes në njërin ndër ushtrimet më të rëndësishme të KFOR-it, ushtrimin/simulimin e stituatave emergjente “Silver Saber”, u certifikuan nga kolonel Vincenzo Grasso.
Ai me këtë rast, falënderoi studentët e AAB-së për pjesëmarrjen e tyre në këto ushtrime, për të cilët u shpreh mjaft i kënaqur për përkushtimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit që ishit pjesë e këtij ushtrimi dhe që dhatë kontributin tuaj gjatë kësaj kohe. Ishit shumë të zellshëm dhe të disiplinuar. Ne dëshirojmë që ky bashkëpunim të zgjasë edhe në të ardhmen”, u tha studentëve të Kolegjit AAB kolonel Grasso.
Pjesëtarët e KFOR-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj studentëve të Kolegjit AAB, i falënderoi edhe dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Resul Sinani. Ai gjithashtu shtoi se trajnimet e tilla për studentët janë gjithmonë të mirëseardhura.
Studentët pjesëmarrës në këtij ushtrim, Venhar Isufi, Bleona Dallaveraj dhe Bledë Krasniqi, ushtrimin “Silver Saber” në KFOR e cilësuan si një përvojë shumë të rëndësishme të karrierës së tyre si gazetarë të rinj.