Qendra e Karrierës në kuadër të #AABAlumniTalk organizoi aktivitet me studentët e diplomuar të suksesshëm nga Fakultetit i Infermierisë, të cilët përmes Programit për Karrierë dhe Punësim tashmë punojnë në institucione shëndetësore prestigjioze në Gjermani.
Dekani i Fakultetit të Infermierisë, Idriz Sopjani, e përshëndeti këtë aktivitet duke i falënderuar edhe ish studentët për gatishmërinë që të rrëfejnë suksesin e arritur. Ai theksoi se nevoja për kujdes do ekzistojë gjithmonë, prandaj edhe është kaq i rëndësishëm profesioni i Infermierit.
Nga studentët alumni të pranishëm ishin Mirlinda Uka, Kushtrim Haliti dhe Endrit Bunjaku, të cilët theksuan se falë përkrahjes nga Kolegji AAB, përkushtimit të madh të tyre dhe dëshirës për punësim në Gjermani, kanë arritur që të fitojnë atë që kanë ëndërruar në këtë moshë të re. Ata treguan edhe vështirësitë nëpër të cilat kaluan, por vullneti dhe përkrahja i drejtuan drejt rrugës së suksesit. Mirlinda Uka theksoi se fillimi i kësaj eksperience nuk ishte aspak i lehtë, veçanërisht fillimi i kursit të gjuhës gjermane, pasi që nuk ka pasur njohuri më herët për gjuhën që është kërkuar për punësim. Vendet në të cilat janë punësuar studentët e diplomuar janë: Kushtrim Haliti në Sana Klinik Hürth, Mirlinda Uka në Sana Klinik Köln dhe Endrit Bunjaku në MiCura Nürnberg.
Përveç interesimit për prani fizike nga studentët aktual për të dëgjuar storjet e suksesit nga Mirlinda, Kushtrimi dhe Endriti, nuk munguan as studentët që u kyçën në mënyrë virtuale.