Po vazhdon promovimi i studentëve të diplomuar të suksesshëm në kuadër të AAB Alumni Talk, kësaj radhe në kampusin e Ferizajt të Kolegjit AAB.
Ardita Metushi, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB foli para studentëve të pranishëm për rrugën e suksesit dhe aftësimin profesional që gëzon sot.
“Gjatë studimeve në nivelin Bachelor dhe Master në Kolegjin AAB, kam mësuar të zhvillojë shkathtësitë komunikuese, pjesën e hulumtimit të tregut të punës dhe rëndësinë e zhvillimit ekonomik për punësim. Unë këshilloj të gjithë studentët që të përcjellin njoftimet e vazhdueshme nga zyra e karrierës për trajnime, punë vullnetare, punë praktike dhe mundësi punësimi në mënyrë që të gjejnë veten në treg të punës sa më shpejtë”, u shpreh ajo.
Ardita Metushaj momentalisht është zyrtare e projekteve në Business Development Group.