AAB dhe BeeDynamic nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e lidhjes industri-akademi

6 Shkurt 2026

Fakulteti Ekonomik Kolegjin AAB, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “BeeDynamic”, me qëllim zhvillimin e partneritetit strategjik industri-akademi.

Kjo marrëveshje synon të krijojë bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, ndërsa palët kanë për qëllim kontributin në krijimin e vlerës së përbashkët, rritjen e relevancës së programeve akademike dhe përgatitjen profesionale të studentëve për tregun e punës.

Gjithashtu parashihet zhvillimi i iniciativave të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, krijimin e mundësive për praktika profesionale, punësim për të diplomuarit, si dhe bashkëpunim në projekte të financuara nga programe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Ekonomik,  Prof. Ass. Dr Xhavit Islami, ndërsa aktiviteti u realizua me mbështetjen e Qendrës së Karrierës, e cila vazhdimisht kontribuon në krijimin e mundësive për zhvillim profesional të studentëve.

Share: