AAB do të përfaqësohet në Universitetin Veror të King’sUniversity – Edmonton, Kanada

9 Mars 2015
 

Albion Murseli, gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur për të vijuar Universitetin Veror në programin “Lidership dhe Demokraci”, me temën akademike “Akterët lokalë në zhvillim ndërkombëtar” në King’sUniversity, në qytetin Edmonton të Kanadasë. Programi në fjalë realizohet nga data 31 maj deri më 13 qershor 2015.

Ndryshe Albioni, studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB- dega në Ferizaj. Ai për revistën “AAB Alumni” thotë se : “Në saje të njohurive që kam fituar në AAB, kam arritur të përzgjidhem në Universitetin Veror në Kanada, sepse gjatë studimeve në AAB kam hasur në staf akademik të shkëlqyer, kushtet kanë qenë të përkryera, ka pasur shumë interaktivitet gjatë ligjëratave, etj.”, përfundon ai.

Share: