AAB- Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me Postën e Kosovës

15 Maj 2015

Drejtori i Degës së AAB-së në Ferizaj, Medain Hashani, në një takim me Kryeshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i mundësisë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit  AAB, dega në Ferizaj, për të mbaruar mësimin praktik në Postën e  Kosovës  në regjionin e Ferizajt,-në këto komuna siFerizaji, Kaçaniku, Hani Elelzit, Shtime dhe Shtërpca.

Marrëveshja parasheh që institucionet nënshkruese të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë në mënyrë të përbashkët edhe pikat tjera si: të sigurojnë programe të përbashkëta hulumtuese, verifikimi i  iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në fushën e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, si dhe aktivitete të tjera në interes të përbashkët.

Sipas palëve nënshkruese,  ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen.

Share: