AAB lansoi versionin e parë të iOS aplikacionit të e-service

5 Prill 2016

Të nderuar studentë, tashmë kemi krijuar edhe versionin iOS të aplikacionit mobil të e-service. Në këtë epokë digjitale kur secili nga ne, ka të paktën një telefon apo pajisje smart, një aplikacion i këtillë padyshim do të ndihmojë shumë në përshpejtimin e kryerjes së shumë çështjeve tuaja studentore.

Për të shkarkuar aplikacionin, në App Store kërkoni “AAB student mobile”.

Ky është version i parë i këtij aplikacioni ndërsa ne po vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar dizajnin dhe për të shtuar edhe shërbimet shtesë në këtë aplikacion.

Me lansimin edhe të aplikacionit në këtë sistem operativ, mund të konkludohet se AAB tashmë ka aplikacionet në të gjitha platformat dominante për pajisje mobile, dhe si i tillë është institucioni i parë arsimor në vend që ofron edhe shërbime të tilla.

Share: