Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Kolegjit AAB dhe OJQ “Banimi social dhe të drejtat pronësore në Kosovë”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në OJQ “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, në sektorin e TI-së, përkthimit në gjuhë angleze dhe anasjelltas, dhe aktivitete të tjera të shumta të cilat janë në shërbim të studentëve dhe të të dyja institucioneve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i OJQ-së “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, Agron Beka, ka thënë se ky është vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen.