Në shënim të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Kolegji AAB në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, organizon ngjarjen “AAB Talk: Rrëfime motivuese për aftësinë ë kufizuar”.
Ngjarja do të mbahet me datë 03 Dhjetor 2021, në ora 16:00 në Kolegjin AAB.
Në pjesën e parë të kësaj ngjarje, do të diskutohet rreth rëndësisë së bashkëpunimit për avancimin e pozitës së studentëve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë, ndërsa në pjesën e dytë do të dëgjojmë disa rrëfime motivuese për aftësinë e kufizuar nga folës të përzgjedhur.