Altin Sadiku nga Kolegji AAB ofron prezantim dinjitoz për historinë e Kosovës në universitetin lituanez

28 Shkurt 2024
Altin Sadiku from AAB College offers a dignified presentation on the history of Kosovo at the Lithuanian university

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Altin Sadiku në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitetin e studentëve këtë vit ka vazhduar një semestër studimesh në SMK University of Applied Sciences në Vilnius të Lituanisë.

Altini përveç shkëmbimeve të përvojave si student rreth jetës akademike ka ndarë me kolegët e tij edhe pjesë nga historia e Kosovës, duke prezantuar të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar shteti dhe si kanë ndikuar secila nga to deri në ditët e sotme, bashkë me të arriturat e shumta që janë shënuar.

Prezantimi është mirëpritur nga studentët pjesëmarrës të cilët ndoqën me interesim atë, ndërsa kanë përgëzuar Altinin për paraqitjen.

Share: