Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

20 Dhjetor 2021

Po vazhdojnë ligjëratat me ambasadorë të akredituar në vendin tonë, për studentët e nivelit master të Fakultetit të Administratës Publike, në kuadër të moduleve të Politikës së Jashtme.

Ishte Ambasadori i Italisë në Kosovë, Sh.T. Antonello de Riu, i ftuari i radhës i cili ndau me studentët tanë historinë e shtetit italian, por edhe qëndrimet e Italisë për politikën e jashtme. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, para ligjëratës me studentë u prit nga rektori i Kolegjit AAB Bujar Demjaha dhe prorektorja Venera Llunji, të cilët e njoftuan për historikun, zhvillimin dhe synimet e Kolegjit AAB.

Share: