Ambasadori i OSBE-së në Kosovë mirëpritet nga studentët e Kolegjit AAB

19 Prill 2023
The OSCE Ambassador in Kosovo is welcomed by the students of AAB College

Duke shpalosur detaje rreth karrierës së tij si ambasador i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka takuar studentët e Kolegjit AAB. Davenport, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregoi për misionin që kanë në Kosovë dhe përfaqësuesit që tashmë janë gati në çdo komunë të vendit. Tutje, ai përmendi kontributin që OSBE ofron kur në Kosovë ka zgjedhje, ndërsa përmendi edhe progresin që ka shënuar vendi ndër vite derisa uroi studentët për liberalizimin e vizave.

Studentët e Kolegjit AAB patën pyetje të shumta, në lidhje me sfidat që ka pasur deri tani si pjesë e OSBE, përfshirjen e kësaj organizate në procese të ndryshme të rëndësishme për vendin, ndikimin e pandemisë në arritjen e objektivave etj.

Share: