Ambasadori i Republikës së Çekisë Sh. T. Pavel Bílek, mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

29 Janar 2022

Janë duke u zhvilluar ligjëratat me ambasadorë të akredituar në vendin tonë, për studentët e nivelit master të Fakultetit të Administratës Publike, në kuadër të moduleve të Politikës së Jashtme. I ftuari i radhës ishte ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë Sh. T. Pavel Bílek, i cili ndau me studentët tanë faktet, historinë dhe funksionin politik të shtetit çek. Para ligjëratës me studentët, ambasadori çek Pavel Bílek u prit nga rektori i Kolegjit AAB Bujar Demjaha ku u njoftua mbi historikun, zhvillimin dhe synimet e Kolegjit AAB.

Share: