Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Angelika Viets, viziton AAB-në

8 Janar 2015

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Angelika Viets, të enjten, më 08.01.2015, në orën 12.30, do të vizitojë AAB-në.

Me këtë rast, ambasadorja Viets, do të zhvillojë një ligjëratë për studentët e AAB-së, kampusi në Prishtinë, për rolin e diplomacisë gjermane.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë ligjëratë të hapur.

Share: