Ambasadorja e Suedisë, Sh.S. Karin Hernmarck-Ahliny, mbajti ligjëratë për studentët e Kolgjit AAB

31 Tetor 2020

Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha dhe pro-rektorja për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof.Ass. Dr. Venera Llunji, pritën në takim Ambasadoren e Suedisë, Sh.S. Znj. Karin Hernmarck-Ahliny. Në takim ishte e pranishme.

Rektori Demjaha e njoftoi Ambasadoren Hernmarck-Ahliny për zhvillimin e Kolegjit AAB, të arriturat e deritanishme dhe angazhimin e pandalur që Kolegji AAB të vazhdojë me këtë ritëm të zhvillimit dhe forcimit si një institucion i cili do të jetë shembull jo vetëm për rajonin por edhe më gjërë.

Po ashtu u bisedua për forcimin e bashkëpunimit me Ambasadën Suedeze në fushën e arsimit, lidhjes dhe krijimit të bashkëpunimit me universitetet në Suedi, me qëllim të pjesëmarrjes në projekte të ndryshme të përbashkëta, organizmin e konferencave, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, dhe shumë mundësi të tjera të cilat do të afronin universitetet në Suedi me Kolegjin AAB.

Pas takimit, studentët ndoqën ligjëratën e ambasadores Hernmarck-Ahliny për politikën e jashtme dhe të diplomacisë suedeze, nën udhëheqjen e prof. Nexhmedin Spahiut.

Share: