Apliko në trajnimet falas të Cisco Networking Academy

25 Shkurt 2019

Në kuadër të bashkëpunimit me kompaninë InfoTech Academy, ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit AAB që të aplikojnë për regjistrim në trajnimet:

1) Introduction to IoT (internet of things)

2) Entrepreneurship

3) Introduction to CyberSecurity

Të gjitha këto trajnime janë në kuadër të Cisco Networking Academy dhe në fund të secilit trajnim, studentët do të marrin certifikata nga Cisco, certifikata të cilat jane të njohura ndërkombëtarisht.

Trajnimet do të jenë të ashtuquajtura “Self study” ku studentët do të kenë mundësinë që të mësojnë online në trajnimet e sipërcekura, dhe pas 6 muajsh do t’ u nënshtrohen online provimeve për certifikim. Të gjitha këto ofrohen falas nga kompania InfoTech Academy.

Për kontakt studentët të lajmërohen në emailin: [email protected].

Të gjithë aplikuesit duhet të vijnë në AAB dhe të regjistrohen me datë 28 shkurt (e enjte) në ora 10:00.

Share: