Ardiana Gashi: Kam mësuar shumë nga mësimdhënësit e AAB-së

28 Dhjetor 2014

Ardiana Gashi, e cila studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB, është e punësuar në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), dhe mban pozitën e gazetares dhe moderatores.

“Është i ditur fakti që  AAB ka profesorë eminentë në fushën e shkencës dhe profesionit në përgjithësi. Ata mbajnë ligjërata dhe shpjegime të denja. Këta profesorë më kanë ndihmuar shumë në profesionin që ushtroj sot, dhe kam mësuar shumë nga ta”, ka thënë Ardiana Gashi, në një prononcim për revistën “AAB Alumni”.

Ajo shton se nga studimet në AAB kujton edhe  kolegialitetin mes studentëve, altruizmin dhe bashkëpunimin. “Asnjëherë nuk ka mbetet kush pa u ndihmuar”, thotë Ardiana.

Share: