Arlinda Stolliqi: Pas diplomimit në Kolegjin AAB, jam punësuar në TEB Bankë

19 Dhjetor 2014

Në një bisedë për revistën “AAB Alumni” ajo thotë se falë përvojës të fituar gjatë studimeve në Kolegjin AAB,  ka arritur të krijojë një marrëdhënie pune të shëndoshë me plot motiv e aspirata për ta vazhduar me një karrierë të suksesshme.

Ajo ka shtuar se programet e studimit në  Kolegjin AAB,  janë  unikë dhe shumë prestigjiozë. “Stafi akademik na kanë  trajnuar  dhe aftësuar  profesionalisht. Vizitat e shumta  me karakter shkencor dhe profesional kanë qenë shumë të rëndësishëm për kohën e studimeve dhe tash për vendin e  punës,  etj.”, ka thënë Arlinda, duke shtuar se studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Juridikut në AAB.

Arlinda Stolliqi ka edhe një mesazh për studentët e rinj: “Studentëve  të  rinj iu uroj shumë suksese dhe i përgëzoj për zgjedhjen që kanë bërë që të studiojnë në Kolegjin AAB, i cili në të vërtetë është një fole e studimeve të suksesshme”.

Share: