Armir Osa dhe Liridon Ibriqi fitues të garës për prezantime studentore nga fusha ekonomisë

29 Maj 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, Fakulteti Ekonomik në AAB, dhe nën udhëheqjen e dekanes Vjollca Hasani dhe koordinatores Kosovare Ukshini, organizoi edhe një garë nga fusha e ekonomisë, në të cilën studentët e nivelit bachelor dhe master nga të tri degë te AAB-së, konkurruan dhe prezantuan një varg punimesh hulumtuese-shkencore.

Punimet u prezantuan para komisionit dhe stafit akademik si: Shaip Bytyqi, Mustafë Hasani, Ilir Rexhepi, Kosovare Ukshini, Donat Rexha dhe kryetarja e Unionit Studentor,Seida Suma. Studentët me punime më të dalluara u shpërblyen, me tri vendet e para.

Vendi i parë i takoi temës “Ndikimi i marrëdhënieve të jashtme në gjendjen ekonomike dhe sociale të Kosovës”, të prezantuar nga Armir Osa dhe Liridon Ibriqi;vendi i dytë Egzon Thaqi dhe Blina Zhubi tema me titull “Ndikimi i shpenzimeve qeveritare në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, dhe për vendin e tretë u vlerësuan dy punime, “Njohuritë e prindërve për përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët e tyre” të prezantuar nga Qefsere Bajraktari, Hytmete Bajraktari, Arberije Kolgeci, dhe punimi “Ekonomia në Kosovë- konceptet kryesore makroekonomike dhe indikatorët e zhvillimit ekonomik” të prezantuar nga Zade Gutaj, Drilona Ademi, Aida Hashani.

“Temat e përzgjedhura për prezantim ishin aktuale dhe pikërisht ato me të cilat Kosova po ballafaqohet në nxjerrjen e rekomandimeve dhe konkluzioneve, me qëllim që të ndikojë në zhvillim ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja, rritje të sektorit privat, përmirësim të financimeve bankare duke uljen e normavetë interesit dhe luftim të dukurive negative shoqërore në vendin tonë”, ka thënë  prof. Mustafë Hasani, duke shtuar  se organizimi i tillë ndihmon jo vetëm në vënien e theksit mbi temat aktuale, por edhe në hulumtimin dhe metodat tjera komparative për të nxjerrë konkluzione, ndërsa studentët vetëm sa kanë përvetësuar edhe më shumë metodologjinë për hulumtimin, ngritjen profesionale dhe ngritjen e besimit në prezantim dhe punime shkencore.

AfroraMazreku, studente, tha se ishte një privilegj i madh që të jetë prezente para një komisioni dhe audience të mrekullueshme. “E falënderoj Kolegjin AAB dhe dekanen Vjollca Hasani, e cila na motivoi gjatë tërë rrugëtimit të studimeve”, tha Mazreku.

Studentët të cilët ishin pjesë e garës  dhe titujt e prezantimeve:

Endrita Hyseni, Kaltrina Hyseni dhe Alma Zeqiri,tema: “Menaxhimi i dukurisë së duhanpirjes”;

Afrore Mazreku, tema: “Bankat bashkëkohore – rast studimi Banka Qendrore e Kosovës”;Armir Osa dhe Liridon Ibriqi, tema;“Ndikimi i marrëdhënieve të jashtme në gjendjen ekonomike dhe sociale të Kosovës”;

Diana Metushi, tema: “Komunikimi si vegël suksesi në udhëheqjen e organizatës duke ndjekur ideologjinë e liderit transformues”;

Ibrahim Neziri dhe  Fitim Berisha, tema: “Orientimi në marketing dhe marketing miks në Kolegjin AAB”;

Kushtrim Cakolli dhe Fisnik Sylejmani, tema: “Roli i udhëheqësve politik në zhvillimin ekonomik- rasti i Kosovës “;

Qefsere Bajraktari, Hytmete Bajraktari dhe Arberije Kolgeci, tema: ”Njohuritë e prindërve për përdorimin e antibiotikëve për fëmijët e tyre”;

Qemajl Osmani, tema: “Banka elektronike si formë e biznesit on-line”;

Besnike Kolgeci, Valdete Krasniqi dhe  Mimoza Bajraktari, tema: “Ndikimi i punës me kompjuter në dhimbjen e qafës“;

Zade Gutaj, Drilona Ademi dhe Aida Hashani, tema: “Ekonomia në Kosovë- konceptet kryesore makroekonomike dhe indikatorët e zhvillimit ekonomik”,

Egzon Thaqi, Blina Zhubi, tema: “Ndikimi i shpenzimeve qeveritare në zhvillimin ekonomik të Kosovës” ;

Granit Maxhuni, tema: “Roli i sistemit bankar në zhvillimin ekonomik- rast i Kosovës”

Share: