Artisti francez Regis Loisel sjell përvojën e romanit grafik për studentët e Kolegjit AAB

12 Maj 2026

Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Arkitekturës në Kolegjin AAB ka organizuar një punëtori të veçantë me artistin e njohur ndërkombëtar Regis Loisel, duke sjellë një eksperiencë të rëndësishme për studentët e fushës së artit dhe dizajnit.

Regis Loisel është një nga autorët më të njohur francezë të romanit grafik, i vlerësuar për stilin e tij artistik dhe rrëfimin vizual të detajuar. Ai ka kontribuar në zhvillimin e romanit grafik dhe njihet për veprat e tij që ndërthurin ilustrimin me narrativën artistike.

Gjatë punëtorisë, Loisel ka ndarë përvojën e tij profesionale me studentët, duke folur për procesin krijues të romanit grafik, ndërtimin e personazheve, zhvillimin e tregimit vizual dhe rëndësinë e kreativitetit në artin bashkëkohor.

Kjo ligjëratë ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për zhvillimin profesional të studentëve, duke i afruar ata me praktikat reale të industrisë artistike dhe duke i motivuar për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre në fushën e artit dhe dizajnit.

Share: