Arzie Bektashi: Njohuritë e fituara gjatë studimeve në Kolegjin AAB i zbatoja në vendin e punës në ProCreditBank dhe tani në projekt

21 Dhjetor 2014

Ajo ka bërë me dije se është duke punuar me një projekt unik,  i cili nuk është realizuar asnjëherë në viset tona. “Aty po vë në zbatim njohuritë e masterit, për marketing dhe menaxhim biznesi, të cilat i kam fituar gjatë studimeve në AAB. Tani për tani, projekti është shumë konfidencial, por në të ardhmen, do të hapë shumë vende të reja pune në Kosovë dhe do të rrisë emancipimin e femrës në shoqërinë tonë”, është shprehur znj. Bektashi.

 

Ajo ka thënë për revistën “Alumni AAB” se Kolegji AAB ka ofruar mësimdhënie nga profesorët elitarë ndërkombëtarë dhe  vendorë, të cilët çdoherë kanë sjellë risi nga bota e shkencës dhe gjatë ligjërimit kanë përdorur metodologjinë më bashkëkohore. “Ata kanë pasur shumë konsideratë për ne. Bile kanë qenë në gjendje të na suportojnë edhe jashtë orarit, nëse kemi pasur nevojë”, përfundoi znj. Bekteshi.

 

Arzie Bektashi, me sukses të dalluar i ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik, në Kolegjin AAB në Ferizaj,  dhe është në përfundim të studimeve master po në të njëjtin drejtim.

Share: