Avni Alidema, pjesë e stafit të Kolegjit AAB, me bursë të plotë ka përfunduar dy programe të studimeve në Ohio Northern University, në SHBA

Avni Alidema, i diplomuar në Kolegjin AAB, tani mësimdhënës në Fakultetin Juridik të po këtij institucioni, me bursë të plotë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i ka mbaruar dy programe studimesh në Ohio Northern University, në Programin njëvjeçar të studimeve: LLM – Qeverisja demokratike dhe sundimi i ligjit dhe Pedagogji juridike, si lëmi e re e studimit në SHBA.

Alidema ka tha se gjatë studimeve, në të dyja lëmitë paralelisht, ka arritur rezultate kulmore duke marrë dy çmimet më të larta që jepen nga Universitetet Amerikane: Çmimi për punimin më të mirë të diplomës si dhe Çmimi Student i Dalluar me notën më të lartë mesatare: “Për shkak të rezultateve kulmore, kryetari i Bordit të Universitetit më ka caktuar të mbaj fjalimin përmbyllës të ceremonisë së diplomimit, e që është nder shumë i madh për një të diplomuar”, tha Alidema.

Alidema tha se tani si mësimdhënës i AAB-së do të angazhohet në bartjen e njohurive dhe përvojave bashkëkohore të universiteteve amerikane në AAB.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO