Sipas Statutit të Kolegjit AAB, Këshilli Drejtues është organi më i lartë drejtues i Kolegjit AAB.
Këshilli Drejtues përbëhet prej 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve me të drejtë vote dhe ata janë:
- gjashtë anëtarë të zgjedhur nga themeluesi i Kolegjit AAB;
- tre anëtarë të zgjedhur nga Senati, nga personeli akademik i Kolegjit AAB;
- një anëtarë i zgjedhur nga Senati nga mesi i personaliteteve të njohur ndërkombëtare;
- themeluesi i Kolegjit është anëtarë i përhershëm i Këshillit Drejtues.
Rektori dhe sekretari janë anëtarë ex-officio të Këshillit Drejtues pa të drejtë vote;
Me ftesë të Këshillit Drejtues, në mbledhjet e tij mund të marrë pjesë edhe kryetari i Unionit të Studentëve ose ai i Parlamentit të Studentëve, pa të drejtë vote, kur trajtohen çështje që kanë të bëjnë me studentët.
Këshilli Drejtues me shumicë votash mund të vendosë për rritjen e numrit të anëtarëve të tij dhe për emërim të personaliteteve të njohura si:
- “ANËTAR NDERI” të Këshillit Drejtues me të drejta të plota. Anëtarë të Këshillit Drejtues nuk mund të zgjedhën;
- rektori, prorektorët, sekretari, dekanët, prodekanët dhe anëtarët e Senatit.
Përveç kompetencave të dhëna me këtë rregullore, Këshillit Drejtues do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca, por pa u kufizuar vetëm në to:
- Miratimin e misionit dhe vizionit;
-
- Miratimin e planit strategjik;
- Përdorimin efikas të burimeve, kapaciteteve dhe ruajtjen e pronës së Institucionit;
- Të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë konsultuar me Senatin, si dhe të vendos për hapjen dhe shuarjen e njësive të veta nëpër qendrat e Kosovës sipas dinamikës së kërkuar;
- Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit;
- Të zgjedhë rektorin;
- Vendos për investime kapitale;