Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Si të shkruajmë propozime konkurruese për projekte të financuara nga BE”

22 Shkurt 2017

Qendra për Kurajo Politike (QKP) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MAShT), e mbështetur nga Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit Shkencor (RRPP), organizojnë  trajnimin “Si të shkruajmë propozime konkurruese për projekte të financuara nga BE”, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 mars 2017, në ambientet e MAShT në Prishtinë, Kosovë.

Objektivi kryesor i këtij aktiviteti  është të trajnojë pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të hartuar projekte konkurruese në kuadër të thirrjeve të BE-së.

Për më shumë informacione rreth këtij aktiviteti klikoni  si më poshtë:

Call for applications: Training on “Writing Competitive Proposals for EU funded Projects”

Ju inkurajojmë ta ndani këtë thirrje për pjesëmarrje në trajnim edhe me kolegët tuaj.


Share: