Konferenca Ndërkombëtare Mbi Linguistikën, Letërsinë Dhe Didaktikën

Prishtinë: 08.09.2018 - 08.09.2018

Tipi: Konferencë Ndërkombëtare

Organizator:

Kolegji AAB në bashkëpunim me:

-Universitetin e Tiranës
-Kolegji Universitar Beder
-Universiteti FAN .S NOLI
-Universiteti "Shën Klementi i Ohrit" – Manastir

Linguistika, Leterësia dhe Didaktika, kanë traditë të gjatë në të qenit fusha kyçe nga studiues në mbarë botën. Për një kohë të gjatë, këto fusha janë analizuar dhe shqyrtuar në shumë hulumtime dhe konferenca të cilat janë realizuar nga studiues dhe fakultete të ndryshme. Në një ambient akademik, këto fusha janë në përputhje të plotë me njëra-tjetrën. Si të tilla, në këtë konferencë do të donim të promovonim studimin e gjuhës angleze në përvetësimin e saj në një kontekst jo vendor, marrëdhënien e gjuhëve, veçanërisht atë të gjuhës shqipe dhe angleze me proceset e tjera edukative dhe pragmatike. Veç kësaj, të nxënit dhe mësimdhënia e gjuhës angleze, letërsisë dhe kulturës mbulon edhe pjesën e didaktikës në sigurimin e udhëheqjes praktike drejt koncepteve teorike duke marrë parasysh lidhjen e fuqishme mes edukimit dhe përsosmërisë shkencore të marrë nga universitetet dhe implementimin e asaj diturie nëpër shkolla.