Konferenca Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve

Prishtinë: 01.06.2022 - 02.06.2022

Tipi: Konferencë ndërkombëtare shkencore - Edicioni i pestë

Organizator:

QENDRA PËR HULUMTIME PSIKO-SOCIALE DHE MJEKËSORE (QHPSM) & KOLEGJI AAB

Në të gjithë botën, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet me 1 qershor. Ceremoni dhe aktivitete të ndryshme organizohen për nder të kësaj dite, por, ne shpesh harrojmë se si fëmijët lihen pas dore në realitet. Rreth 5.9 milion fëmijë vdesin çdo vit për shkak të faktorëve që mund të trajtohen dhe të parandalohen, nga të cilët 1 milion vdesin në ditën e parë të jetës së tyre. Në anën tjetër, përkundër popullatës së re në Kosovë, arsimi nuk është prioritet. Fëmijët shkojnë në shkolla ​​fillore me ndërrime që ndryshojnë nga tre deri në katër turne, ose ka klasa me vetëm një nxënës, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe planifikimit adekuat. Për më tepër, zhvillimi i kopshteve të fëmijëve është shumë i dobët, ku më pak se 10% e fëmijëve të moshës tre deri në gjashtë vjeç kanë qasje në arsimin e fëmijërisë së hershme (Humanium, 2018). Gjithashtu, treguesit e shëndetit të fëmijëve në Kosovë janë ende ndër më të varfërit në rajon, duke treguar boshllëqe si në qasjen ashtu edhe në cilësinë e kujdesit shëndetësor. Për më tepër, 61% e fëmijëve të moshës 1-14 vjeç në popullatën kryesore kanë përjetuar agresion psikologjik dhe ndëshkim fizik si masa disiplinore, kryesisht në shkolla (UNICEF, 2017). Këto dhe shumë statistika të tjera na tregojnë se duhet bërë shumë punë në këtë drejtim.

Për të pestën herë me rradhë Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) në bashkëpunim me Kolegjin AAB do të organizojë Konferencën e Pestë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve. Kjo ngjarje realizohet për të mbështetur mbështetur fëmijët, të cilët përfaqësojnë 34% të popullsisë së Kosovës (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2018), që ata të mund të lulëzojnë në çdo aspekt të jetës së tyre, veçanërisht në lidhje me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e tyre. Për më tepër, qëllimi i kësaj konference është të mbledhë studiues nga e gjithë bota për të paraqitur avancimet në lidhje me edukimin, shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve dhe për të nxitur një mjedis të favorshëm për shkëmbimin e ideve dhe informacioneve duke integruar përbërës teorikë dhe praktikë të kësaj çështjeje. Kësaj radhe, Konferenca do të përqendrohet kryesisht në mirëqenien e fëmijëve për shkak të dukurive të fundit në botë. Shumë fëmijë janë në disavantazh për shkak të pandemisë COVID-19, kështu që aspiratat e tyre fizike dhe mendore do të preken. Pra, mirëqenia post-pandemike dhe rikuperimi psikologjik është tema kryesore në literaturën botërore. Andaj, të dhënat më të reja në këto fusha do të ndihmojnë orientimin e vendimmarrësve me gjetje të bazuara në evidencë për të parandaluar dhe ndërhyrë në mënyrën e duhur sa më shpejt dhe me mençuri të jetë e mundur. Si përfundim, Konferenca synon të inkurajojë debatin e mirëfilltë shkencor dhe politik-bërjen e bazuar në evidencë duke promovuar shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

TEMAT KRYESORE PËRFSHIJNË:

  • Mirëqenien e fëmijëve
  • Shëndetin e fëmijëve
  • Edukimin e fëmijëve
  • Të Drejtat e fëmijëve

INFORMACIONE KRYESORE

Pagesa për pjesëmarrje pasive: 

  • 10 euro për studentë
  • 15 euro pagesa e hershme për të tjerët
  • 20 euro pagesa e vonë për të tjerët

Konferenca do të mbahet në ambientet e Kolegjit AAB më datë 01.06.2022 & 02.06.2022

Për pjesëmarrje aktive dërgoni abstraktin e punimit tuaj në: https://forms.gle/R2fVze4VydHazqjE9

DATA TË RËNDËSISHME:

Hapja e thirrjes për abstrakte: 31.01.2022

Hapja e regjistrimit për pjesëmarrje pasive: 15.02.2022

Mbyllja e thirrjes për dërgimin e abstrakteve: 15.04.2022

Njoftim për vendimin lidhur me abstraktin: 01.05.2022

Dita e parë e Konferencës: 01.06.2022

Dita e dytë e Konferencës: 02.06.2022