Degës së Kolegjit AAB në Gjakovë i shtohet edhe një partner bashkëpunimi

20 Tetor 2021

Fakulteti i Shkencave Sociale, programi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve dega në Gjakovë, do të bashkëpunojë me OJQ “Bethany Christian Services”.

Partneriteti i përbashkët u konfirmua me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mes të drejtorit të degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, z. Rifat Haxhija dhe drejtorit të OJQ “Bethany Christian Services”, z. Berat Thaqi.

Qëllimi i marrëveshjes është që studentët e Kolegjit AAB të përfitojnë përmes programit të praktikave në këtë OJQ.
Me pjesëmarrjen e studentëve jetësimi i projekteve të OJQ-së do të jetë më i lehtë, u tha me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Share: