Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB, folës kryesor në “International Multidisciplinary Scientific Conference”

12 Dhjetor 2022

Në edicionin e pestë të “International Multidisciplinary Scientific Conference”, profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB, prof. ass. dr. Hysen Kasumi, ka qenë i ftuar si folës kryesor.

Kasumi, foli në lidhje me temën “Sfidat me të cilat përballen mësuesit e anglishtes në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ai tregoi për të pranishmit në lidhje me sfidat e shumta që kanë këta mësues dhe çfarë duhet ndërmarrë për të lehtësuar këtë proces.

Konferenca u mbajt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u trajtuan edhe tema tjera me rëndësi për zhvillimin e procesit mësimor, si përshtatja e teksteve, përkthimi i tyre, neologjizmat e shumta në tekste dhe metodat që përdoren në arsim.

Share: