Përgatitja profesionale për tregun e punës dhe kuadrot e kualifikuara nga studimet në Kolegjin AAB, korrin suksese të mëdha çdo ditë.
Andrina Ademaj, studente e diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, është punësuar si mësimdhënëse në “Oxford Studio ELT”, falë pasionit, angazhimit dhe pjesëmarrjes në trajnime apo aktivitete gjatë kohës së studimeve në AAB.
“Sot nuk jam vetëm një mësuese, por motiv për nxënësit që të ndjekin ëndrrat e tyre”, thotë Andrina ndër të tjera.